Francë, vihet nën kontroll zjarri në Girondeu

france vihet nen kontroll zjarri ne girondeu
france vihet nen kontroll zjarri ne girondeu

Zjarri i cili shpërtheu më 12 korrik në Gironde në jug të Francës, është vënë nën kontroll.

Mediat lokale njoftuan se pas 12 ditësh stuhia e zjarrit u vu nën kontroll dhe u pengua shtrirja e flakëve në La Teste-De-Buch në po këtë zonë.

Zyra e guvernatorit njoftoi se personat e evakuuar mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Rreth 20.800 hektarë sipërfaqe të gjelbër janë djegur, nga të cilat 13.800 në Landiras dhe rreth 7.000 në La Teste-De-Buch.

Ekipet po përpiqen të shuajnë zjarret në zonat ku një gjë të tillë lejojnë kushtet atmosferike.

Tymi dhe aroma e hirit arrin deri në Paris, ndërkaq shumë turistë kanë anuluar vizitat në këto zona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts