Fundi i një monarkeje, nesër djali i madh i Mbretëreshës Elisabeth II, Charles zyrtarisht në krye të fronit

fundi i nje monarkeje neser djali i madh i mbretereshes elisabeth ii charles zyrtarisht ne krye te fronit
fundi i nje monarkeje neser djali i madh i mbretereshes elisabeth ii charles zyrtarisht ne krye te fronit

Mbretëresha Elisabeth II, monarkja më jetëgjatë që ka njohur Mbretëria e Bashkuar ndërroi jetë sot, njoftoi Pallati Buckingham. Tashmë froni do të kalojë te djali i saj i madh, Charles.

Ai nga ana e tij ishte trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike, duke qenë i pari në radhën e fronit që kur ishte tre vjeç. Një deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Pallatit Buckingham u njoftua se: “Mbretëresha vdiq në mënyrë paqësore në Balmoral këtë pasdite.”.

Charles do të shpallet zyrtarisht si sovran i ri në Pallatin e St James nesër, kur do të shpallet edhe emri i tij mbretëror. Pritet që ai të njihet si Charles III, megjithëse ka pasur edhe spekulime se ai do të mbretërojë si George VII.

Mbretëresha, e cila u ngjit në fron më 6 shkurt 1952, pas vdekjes së babait të saj, George VI, do t’i jepet një funeral shtetëror në Westminster Abbey, funerali i parë shtetëror që nga ai i Sir Winston Churchill në 1965.

Do të mbahet një ceremoni në Westminster Abbey gjatë së cilës anëtarët e publikut do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. Librat e ngushëllimit do të hapen në Pallatin St James, Galerinë e Mbretëreshës pranë Pallatit Buckingham, Kështjellën Windsor, Holyroodhouse në Edinburg, Balmoral dhe Sandringham.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts