Gjermani, Klerikët në Këln shikonin pornografi nga kompjuterët e kryepeshkopatës

gjermani kleriket ne keln shikonin pornografi nga kompjuteret e kryepeshkopates

Klerikët dhe punonjësit e Kryedioqjezës së Këlnit përdorën kompjuterët e tyre të punës për të vizituar faqet pornografike, raportojnë mediat gjermane.

Në veçanti, rreth 1000 përpjekje për të parë faqet e internetit që nuk lejoheshin u regjistruan kur agjencia po kryente një test njëmujor të sistemeve të saj të sigurisë së rrjetit.

Të paktën një anëtar i lartë i klerit ishte në mesin e 15 personave të identifikuar, raportoi gazeta Kölner Stadt-Anzeiger.

Shikimi i materialeve pornografike në kompjuterët e kryepeshkopatës është rreptësisht i ndaluar, thekson BBC, siç është qasja në materiale që lidhen me drogën dhe dhunën. Përpjekjet për akses kryesisht përfshinin materiale pornografike.

Nga ana e saj, kryepeshkopata tha se është “e vetëdijshme për vështirësinë e çështjes”, por nuk beson se është kryer një krim. Në një deklaratë për BBC, ajo tha se përpjekjet për akses u zbuluan gjatë një kontrolli rutinë midis majit dhe qershorit 2022.

Ndërkohë, faqja e internetit për Kishën Katolike në Gjermani, Katholisch.de, tha se prokurorët po hetonin një laik që u gjet mes 15 persona të dyshuar për “përmbajtje kriminale”. Kryediogjeza pranoi se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet shtetërore dhe se personi në fjalë “nuk është më aktiv” në organizatën kishtare.

Kryepeshkopata e Këlnit është më e madhja në Gjermani me dy milionë anëtarë.

Një raport i vitit 2021 deklaroi se gjatë katër dekadave (1975-2018) kishte mbi 200 raste të dhunuesve dhe mbi 300 viktima, shumica nën moshën 14 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts