“Iliri nuk është mirë nga fiqiri”/ ‘Shpërthimi’ i Metës ndaj SPAK, Açka: Lajthitje politike, në një vend normal…

iliri nuk eshte mire nga fiqiri shperthimi i metes ndaj spak acka lajthitje politike ne nje vend normal
iliri nuk eshte mire nga fiqiri shperthimi i metes ndaj spak acka lajthitje politike ne nje vend normal

Deputetja demokrate Flutura Açka është shprehur në një reagim në rrjetet sociale se “vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë”.

Duke iu referuar deklaratave të bujshme të Metës gjatë ditëve të fundit, Açka u shpreh se në një vend normal një prej Metës dhe kryeprokurorit Dumani duhej të reagonte.

Ajo shtoi se dikush i tha sot në parlament me shaka se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, ndaj edhe i falet, por sipas saj ky rast është “lajthitje politike harakiri (vetëvrasëse).

Reagimi i plotë:

Sepse Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri
Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.
Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.
Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.
Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.
Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur – dhe kanë – të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.
Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts