Ish-producenti i filmave të Hollywood-it shpallet fajtor për të dytën herë për përdhunim

ish producenti i filmave te hollywood it shpallet fajtor per te dyten here per perdhunim
ish producenti i filmave te hollywood it shpallet fajtor per te dyten here per perdhunim

Ish-producenti i filmave të Hollywood-it, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje. Gjykata në Los Angelos të Kalifornisë e dënoi 70-vjeçarin me 24 vjet burim.

Aktualisht fituesi i Oskarit është në Nju Jork duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme. Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj.

Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale. Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale. Weinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili ka fituar çmimin Oskar për fotografinë më të mirë në vitin 1999.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts