Markinjos i zhgënjyer pas humbjes në Dortmund: Nuk mund të pësosh një gol të tillë

markinjos i zhgenjyer pas humbjes ne dortmund nuk mund te pesosh nje gol te tille






























Mbrojtësi brazilian i PSG-së, Markinjos, e ka cilësuar ndeshjen e sotme që skuadra e tij humbi përballë Borusia Dortmund në Ligën e Kampioneve, si shumë të luftuar. Ai i dha shumë vlerë pakujdesisë te momenti i golit të vetëm që shënoi skuadra gjermane përballë francezëve.

assadsdasdasda

“Ishte një ndeshje me dy ekipe që dëshironin të sulmonin, të rikuperonin topin, të bënin lojë ofensive. Rezultati është pak i bezdisshëm. Ne kishim raste në pjesën e dytë. Për ndeshjen e dytë, duhet që të përmirësojmë detajet që bëjnë diferencën në këto nivele.

Ne e dinim vështirësinë që ke kur luan këtu, që publiku të jep shumë energji. Kemi pësuar një gol që nuk mund të pësohet. Kemi folur gjithë javën për këtë dhe pastaj vjen një pasim në thellësi… Folëm që një gjë e tillë nuk duhej të ndodhte dhe përsëri ndodhi.

Është gjithçka e hapur në fushën tonë me tifozët tanë. E dimë që mund t’i krijojmë shumë probleme, më shumë se sa kemi bërë sot këtu. Do të mundohemi ta përmbysim në mënyrë që të jemi në finale”, tha kapiteni i parisienëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts