Kryeministrja franceze i mbijeton mocionit

kryeministrja franceze i mbijeton mocionit
kryeministrja franceze i mbijeton mocionit
[embedded content][embedded content]

23:58 11/07/2022

Kjo është prova e parë pasi Macron humbi shumicën absolute në parlament

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne i mbijetoi një mocioni mosbesimi të paraqitur kundër saj nga një aleancë e gjerë kundërshtarësh të krahut të majtë.

146 ligjvënës votuan në mbështetje të mocionit, i cili kërkonte një shumicë absolute prej 289 votash për të rrëzuar qeverinë.

Rezultati ishte i parashikuar nga koalicioni Nupes, grupimi më i madh kundërshtar i Emmanuel Macron, të cilit në fakt iu shkëputën 5 vota që u interpretua si shenjë pozitive nga Borne dhe qeveria e saj.

Francezëve u duhet që qeveria e tyre të veprojë, ndërsa disa kanë vetëm një obsesion: ta rrëzojnë atë”, tha kryeministrja para parlamentit pak para votimit. Ajo u bëri thirrje ligjvënësve për kompromis, në mënyrë që të jetë më e lehtë përballja me sfidat e ardhshme.

Borne u emërua në postin e kryeministres në Maj nga presidenti Emmanuel Macron, vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në të cilat ai humbi shumicën e tij absolute në parlament.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts