Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë, ai ngrihet nga gjumi dhe i merr

luizi hedh atletet e kristit ne pishine ai ngrihet nga gjumi dhe i merr

14:28 – 23.03.2023

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë, ai ngrihet nga gjumi dhe i merr

Shtëpia e Big Brother është kthyer në një “kaos”, ku rrëmuja dhe pisllëku mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Jori, Lorenci dhe Gerti kishin një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh që të kthenin “përmbys” shtëpinë dhe të fshihnin disa sende të rëndësishme të banorëve, në një vend që atyre nuk do u shkonte mendja për t’i gjetur.

Ndonëse misioni ishte vetëm për Jorin, Lorencin dhe Gertin, edhe Luizi u bë pjesë e kësaj loje. Ky i fundit sapo u ngrit nga gjumi, derdhi ketchup në tavolinën e ngrënies.

Më pas, ai fshehu lugët e ekspresit bashkë me Elvisin dhe pastaj, hodhi atletet e Kristit në pishinë.

[embedded content]

Pasi Luizi e bëri këtë veprim, Olta u zgjua nga gjumi dhe u habit kur pa këpucët e Kristit brenda në pishinë. 

[embedded content]

Ajo shkoi në dhomën e gjumit dhe zgjoi Kristin, duke i thënë këtij të fundit që Vëllai i Madh ose banorët, ia kishin hedhur këpucët në pishinë.

[embedded content]

Kristi u ngrit me shumë qetësi, mori atletet dhe i la në diell për tu tharë. Pas kësaj, ai hyri sërish në kuzhinë dhe pa që mbi tavolinë ishte shkruar emri i tij me Ketchup dhe nisi të qeshte.

[embedded content]

[embedded content]

[embedded content]

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts