Mbi 700 yje të Hollivudit mbështesin Izraelin, nënshkruajnë një letër të hapur kundër Hamasit: Ky është terrorizëm!

mbi 700 yje te hollivudit mbeshtesin izraelin nenshkruajne nje leter te hapur kunder hamasit ky eshte terrorizem

Mbi 700 aktorë, humoristë, muzikantë, lojtarë, personazhe të botës së fuqishme të Hollivudit nënshkruan një letër të hapur duke denoncuar “aktet barbare të terrorizmit” të Hamasit në Izrael dhe duke bërë thirrje për kthimin e pengjeve.

Gal Gadot, Jerry Seinfeld, Jamie Lee Curtis, Chris Pine, Mayim Bialik, Liev Schreiber, Amy Schumer dhe Michael Douglas janë në mesin e më shumë se 700 të famshmve, që mbështesin Izraelin.

Personazhet e njohur nga bota e filmit dhe televizionit, nënshkruan një letër të hapur, të krijuar nga organizata jofitimprurëse “Creative Community for Peace”,(Kliko ketu )duke dënuar sulmin e grupit terrorist palestinez Hamas ndaj Izraelit dhe duke bërë thirrje për kthimin e pengjeve.

“Më dhemb zemra për jetët e humbura dhe familjet e shkatërruara. Lutem për të gjithë ata që janë prekur nga terrorizmi dhe brutaliteti i Hamasit,” tha aktorja e njohur izraelite e “Wonder Woman’, Gal Gadot.

Letra e plotë:

“Makthi nga i cili izraelitët kishin frikë për dekada të tëra u bë realitet pasi terroristët e Hamasit depërtuan në qytete dhe fshatra izraelite. Mijëra raketa të lëshuara pa dallim mbi popullsinë civile.Hamasi vrau dhe rrëmbeu burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Ata rrëmbyen dhe vranë foshnja dhe të moshuar. Ata përdhunuan gra, sulmuan në mënyrë të frikshme Festivalin e Muzikës Supernova – duke sjellë vdekje dhe shkatërrim në një ngjarje që festonte miqësinë dhe dashurinë.

Ky është terrorizëm. Kjo është e keqe. Nuk ka asnjë justifikim apo arsyetim për veprimet e Hamasit. Këto janë akte barbare terrorizmi.Ata janë një organizatë terroriste, udhëheqësit e së cilës bëjnë thirrje për vrasjen e hebrenjve kudo. CCFP u bën thirrje miqve dhe kolegëve tanë  që të flasin me forcë kundër Hamasit dhe të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të nxitur organizatën terroriste që t’u kthejë pengjet e pafajshme familjeve të tyre.

Ndërsa Izraeli merr hapat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e tij në ditët dhe javët e ardhshme, mediat sociale do të pushtohen nga një fushatë e orkestruar dezinformimi e drejtuar nga Irani. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të kujtojnë imazhet e tmerrshme që dolën nga Izraeli dhe të mos e përforcojnë apo bien pas propagandës së tyre.

Mendimet tona janë me të gjithë ata që përjetojnë nivele të pamatshme frike dhe dhune dhe shpresojmë për ditën kur izraelitët dhe palestinezët të mund të jetojnë krah për krah në paqe.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts