Mbretëresha Elizabeth kishte një dobësi të madhe për Tom Cruise

mbreteresha elizabeth kishte nje dobesi te madhe per tom cruise
mbreteresha elizabeth kishte nje dobesi te madhe per tom cruise

14:05 06/11/2022

Monarka e ndjerë e kishte ftuar disa herë aktorin e njohur për të pirë çaj

Mbretëresha Elizabeth dhe aktori Tom Cruise kishin një marrëdhënie mjaft të mirë mes njëri-tjetrit aq sa monarkja e ndjerë e kishte ftuar yllin e Hollivudit shumë herë për të pirë çaj në Kështjellën Ëindsor.

60-vjeçari, u shfaq si pjesë e festimeve të Jubileut të Platinit të Mbretëreshës për të shënuar 70-vjetorin e saj në fron, por monarkja u sëmur dhe nuk ishte në gjendje ta takonte atë.

“Mbretëresha ishte vërtet e zhgënjyer që nuk e kishte takuar Tomin, kështu që ai u ftua të bënte një turne të veçantë në Kështjellën Ëindsor me gjithçka që ishte përgatitur për të. Më pas, vetëm ata të dy pinë çaj së bashku”, tha një  burim për Page Six .

Përpara se të shfaqej  gjatë festimeve për Jubileun Platinium në maj, Cruise foli gjatë një interviste televizive për admirimin për Mbretëreshën.

“Ajo është një grua që unë e admiroj shumë. Mendoj se ka një dinjitet të jashtëzakonshëm dhe e admiroj përkushtimin e saj. Ajo që ajo ka arritur ka qenë historike”, tha ai në atë kohë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts