Mbreti Charles III: Ndryshimet klimatike, rreziku është afër

mbreti charles iii ndryshimet klimatike rreziku eshte afer
mbreti charles iii ndryshimet klimatike rreziku eshte afer

[embedded content][embedded content]

13:34 01/12/2023

Monarku britanik u bëri thirrje liderëve në samitin e OKB-së për Klimën që të ndërmarrin veprime

Mbreti Charles i III dëshiron të mbrojë planetin për brezat e ardhshëm dhe shqetësimin e tij për ndryshimet klimatike e ka ngritur që para se ai të bëhej monarku i Britanisë së Madhe.

Prezanca e tij në samitin e OKB-së për Klimën në Dubai konfrimon angazhimin dhe përpjekjet e monarkut britanik për të ngritur shqetësimiet në nivel global.

Në fjalimin e mbajtur, Mbreti Charles u shpreh se ekonomia globale do të ishte në rrezik nëse nuk ndërmerren masa për të frenuar ndryshimet klimatike.

“Më lejoni t’i dërgoj një mesazh drejtuesve të kompanive që punojnë me karburanteve fosile. Mos investoni në një model të vjetër biznesi. Drejtoni biznest tuaja drejt burimeve të rinovueshme, duke përdorur burimet që keni në dispozicion. Mos gaboni, rruga drejt qëndrueshmërisë së klimës është e vetmja rrugë drejt qëndrueshmërisë ekonomike të kompanive tuaja në të ardhmen.”

Ai u tha udhëheqësve botërorë se rreziqet e ndryshimit të klimës nuk ishin më të largëta dhe u kërkoi atyre të ndërmarrin më shumë veprime.

“Toka nuk na përket neve, ne i përkasim Tokës”, tha ndër të tjera monarku britanik ku vë theksin tek qëllimi për të parandaluar rritjen e temperaturës mesatare globale mbi 1.5 gradë Celsius.

Pas një viti me temperatura rekord, presioni është shtuar mbi liderët botërorë që ky samit të ndërmarrë hapa konkretë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts