Me karikues USB-C, prezantohet gjenerata e iPhone 15

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15

13:36 13/09/2023

Apple ka prezantuar iPhone 15 dhe orët e reja smart në eventin e mbajtur më 12 Shtator.

Ashtu siç ishte parashikuar, iPhone 15  ka zëvendësuar karikuesin Lightning me USB-C që do të karikojë edhe AirPods Pro 2.

Butoni Silent është eleminuar dhe do të mund të përdoret sipas preferencës: hap një aplikacion, kamerën apo çfarëdo që cakton përdoruesi.

Ishulli Dinamik është përmirësuar dhe tashmë është pjesë e ekranit. iPhone 15  ka një kamera prej 48 megapiksel. Çmimi fillon nga 799 Dollarë për iPhone 15 dhe 899 Dollarë për modelin Plus.

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15 1

iPhone 15 ka një ekran 6.1 inç dhe iPhone 15 Plus 6.7 inç. Blerësit mund të zgjedhin midis 5 ngjyrave: rozë, e gjelbër, e verdhë, blu dhe e zezë.

iPhone 15 Pro është krijuar nga titani dhe është modeli më i lehtë e i hollë. 15 Pro dhe 15 Pro Max  vijnë në ekrane me madhësi 6.1 dhe 6.7 inç. Procesori në këtë model mbetet A16.

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15 2

Sistemi i kamerave është i barasvlefshëm me 7 kamera. Pro ka një senson më të madh për kamerën 48 megapiksel dhe performon më mirë në modalitetin Portrait ose Night.

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15 3

Kamera kryesore ka rezolucion super të lartë dhe mund të shkrepë në gjatësitë 24, 28 dhe 35 mm. 15 Pro ka 4 ngjyra: e zezë, e bardhë, blu dhe natyrale. Çipi i ri A17 është i pari me madhësi 3 nanometër në këtë industri dhe do të përdoret edhe në lojërat e avancuara.

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15 4

Çmimi për iPhone 15  Pro fillon nga 999 Dollarë dhe për iPhone 15 Pro Max nga 1999 Dollarë.

Modelet e reja Apple Watch janë fokusuar te jetëgjatësia e baterisë. Madhësitë janë 41 dhe 45 mm në ngjyra të ndryshme si argjend, blu e errët, e kuqe, e artë etj.

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15 5

Përmirësimi më i madh është klikimi i dyfishtë, me anë të të cilit nëse përdoruesit trokasin gishtin dy herë në ekran kontrollojnë butonin kryesor dhe t’iu përgjigjen thirrjeve, të shohin njoftimet etj.

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15 6

Apple ka bashkëpunuar me Hermes për të krijuar 4 rripa të rinj dhe me Nike për të dizenjuar 2 modele sportive./tvklan.al

me karikues usb c prezantohet gjenerata e iphone 15

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts