“Ndodhi për motive të dobëta”, ish-kreu i Policisë për vrasjen e Liridona Ademajt: Xhelozia dhe tradhtia, shkaku kryesor

ndodhi per motive te dobeta ish kreu i policise per vrasjen e liridona ademajt xhelozia dhe tradhtia shkaku kryesor
ndodhi per motive te dobeta ish kreu i policise per vrasjen e liridona ademajt xhelozia dhe tradhtia shkaku kryesor

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth hetimit të vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë.

Hajdarmataj u shpreh se në aspektin e hetimit kjo çështje tanimë është e mbyllur, ndërsa shtoi se beson se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta.

Sipas tij motivi kryesor mund të jetë xhelozia ose tradhtia brenda çiftit.

“Mendoj se kjo çështje është e mbyllur tashmë në aspektin e hetimit. Në fund të fundit mendoj se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta. Besoj se ka një farë ngarkese edhe nga faktorë të jashtëm, për shembull tradhtia mund të shihet pak më ndryshe në krahina të ndryshme. Rrethanat mund të ndryshojnë edhe nga trysnia e rrethit shoqëror. Motivet besoj janë xhelozia ose tradhtia nga ajo që shohim”, tha ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts