Ndotja mbulon kryeqytetin e Indisë

ndotja mbulon kryeqytetin e indise
ndotja mbulon kryeqytetin e indise

10:06 05/11/2022

Shkollat janë urdhëruar të mbyllen për shkak të cilësisë së rënduar të ajrit, një pjesë e qyteteve janë vendosur në hartën e kuqe

Shkollat në Nju Dehli janë mbyllur për shkak të cilësisë shumë të keqe të ajrit që ka përfshirë të gjithë vendin. Kryeministri i Nju Delhi ka deklaruar se do të ketë gjithashtu kufizime edhe në trafikun rrugor. Një pjesë e madhe e fëmijëve kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, acarim në sy, hundë dhe fyt pasi indeksi i cilësisë së ajrit kaloi në nivelin e kuq dhe të rrezikshëm sipas të dhënave nga Bordi Qendror i Kontrollit të Ndotjes.

Vendimi për mbylljen e disa shkollave erdhi pasi prindër të shqetësuar dhe ambientalistët dolën në mediat sociale, duke u kërkuar autoriteteve të marrin në konsideratë ndikimin e ndotjes tek fëmijët.

Përqendrimi i grimcave PM 2.5 në Nju Delhi është shumë më i lartë se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nju Delhi është një qytet me rreth 20 milionë banorë dhe kryeqyteti më i ndotur në botë. Ajri gjithashtu është përkeqësuar ndërsa fermerët djegin kashtë në fushat e tyre ndërsa përgatiten për të mbjella, duke përkeqësuar ndotjen në qytetet e afërta, përfshirë kryeqytetin Nju Delhi.

Kryeqyteti këtë javë ndaloi shumicën e punimeve të ndërtimit për të frenuar ndotjen nga pluhuri dhe u bëri thirrje banorëve që të mos udhëtojnë me makinë dhe motoçikletë, të punojnë nga shtëpia kur është e mundur dhe të reduktojnë përdorimin e qymyrit dhe druve të zjarrit në shtëpi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts