Ngjarje horror! I shkuli zemrën partneres dhe ia bëri trupin copa-copa, arrestohet shefi i kuzhinës. Babai i tij kishte vrarë dy gra

ngjarje horror i shkuli zemren partneres dhe ia beri trupin copa copa arrestohet shefi i kuzhines babai i tij kishte vrare dy gra

Tmerr ka shkaktuar në Slloveni vrasja brutale e një vajze të re nga partneri i saj 48-vjeçar, i cili është kuzhinier. Sipas mediave vendase, Josef Hanuska, i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias, e cila punonte si kameriere dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj. Madje policia gjeti në banesën ku jetonte çifti në Bratislavë një kovë me organet e ndryshme të vajzës që shefi 48-vjeçar i kishte hequr nga trupi.

Skena e tmerrshme u plotësua nga lëvizja e 48-vjeçarit, i cili kishte vendosur një pasaportë britanike mbi çarçafin me të cilën kishte mbuluar kufomën e copëtuar në shtrat. Krimi doli në dritë të mërkurën e kaluar kur një i afërm i 48-vjeçarit u tha autoriteteve se kishte marrë një mesazh nga shefi i kuzhinës që thoshte se ai do të vriste veten. Kur policia shkoi në banesën, 48-vjeçari ishte larguar dhe më në fund u gjet të premten i fshehur në një bodrum.

Fqinjët e çiftit thanë se i kishin dëgjuar çiftin duke u grindur dhe se 48-vjeccari kishte kërcënuar partneren e tij me shprehjen; “Do të të shqyej kokën”. “E dija se ishin njerëz që kishin probleme me alkoolin dhe zënkat mes tyre ishin të shpeshta”, tha një fqinj tjetër i çiftit.

Siç mësohet, babai i shefit të kuzhinës 48-vjeçare u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1979 për vrasjen e dy grave që kishte takuar në një festë. “Goditësi i Bratislavës” siç quhej në atë kohë Stefan Padi i kishte çuar dy femrat në banesën e tij dhe kur nuk kishin pranuar të bënin seks me të, njërën e mbyti me brez, ndërsa të dytën e vrau në mënyrë të ngjashme pasi e përdhunoi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts