“Nuk njohim asnjë vendim përjashtimi”, Bardhi: Patëm provokime për të kaluar në përleshje fizike, por…

nuk njohim asnje vendim perjashtimi bardhi patem provokime per te kaluar ne perleshje fizike por
nuk njohim asnje vendim perjashtimi bardhi patem provokime per te kaluar ne perleshje fizike por

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për News24 duke komentuar tensionet e sotme në sallën e Parlamentit nga deputetët e opozitës.

Ai u shpreh se deputetët e opozitës nuk kanë kryer asnjë thyerje të rregullores së Kuvendit, ndërsa shtoi se ata që kanë shkelur rregullat janë deputetët e mazhorancës.

Bardhi shtoi se deputetët nuk njohin asnjë vendim përjashtimi që është në “shkelje flagrante” të rregullores, gjë që sipas tij shton autokracinë në Kuvend.

[embedded content]

“Së pari nuk ka asnjë thyerje të rregullores nga asnjë prej deputetëve të opozitës. Ata që kanë thyer rregullat dhe kanë shkelur Kushtetutën janë deputetët e PS-së. Ata i kanë mohuar të drejtën opozitës të përfaqësohet me atë që dëshiron në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ka refuzuar 3 kërkesa për Komision Hetimor pa na lënë as të flasim.

U refuzua kërkesa dhe nuk na është dhënë e drejta e fjalës për të sqaruar nevojën për ngritjen e këtyre komisioneve hetimore.

Nuk njohim asnjë vendim përjashtimi që është në shkelje flagrante të rregullores, kjo shton autokracinë e Kuvendit. Kemi 2 muaj që mazhoranca krijon truk pas truku për të penguar opozitën. Edhe sot ka patur provokime për të kaluar në përleshje fizike, por nuk duam që Kuvendi të kthehet në arenë përplasjesh fizike. Ne jemi duke kërkuar të drejtat tona. Ato nuk varen nga humori i mëngjesit as i Ramës, Nikollës, Ballës apo askujt”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts