“Nuk pranojmë rregullat e PS-së, por ato të demokracisë”, deputetët e PD-së braktisin Komisionin e Ekonomisë pas debatit

nuk pranojme rregullat e ps se por ato te demokracise deputetet e pd se braktisin komisionin e ekonomise pas debatit
nuk pranojme rregullat e ps se por ato te demokracise deputetet e pd se braktisin komisionin e ekonomise pas debatit

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është përfshirë në debat, ku deputetët e opozitës, kanë denoncuar sjelljen arbitrare dhe antikushtetuese të mazhorancës në parlament.

Deputetët Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eliminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë.

“Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës”, u shpreh Edmond Spaho.

“Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend. Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisioinin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë”, tha Leskaj nga ana tjetër.

Refuzimi i Deputetëve të mazhorancës për të reflektuar, i detyroi deputetët demokratë të braktisin mbledhjen e komisionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts