Pas “marrëveshjes së paqes” tërhiqen trupat e Prigozhin, Moska i rikthehet normalitetit (FOTO)

pas marreveshjes se paqes terhiqen trupat e prigozhin moska i rikthehet normalitetit foto

Pas arritjes së marrëveshjes që i dha fund marshimit të mercenarëve të Prigozhinit drejt Moskës, ka nisur tërheqja e trupave të grupit Wagner nga Rostov-on-Don dhe qytetet e tjera.

Duket se edhe kryeqyteti rus po i kthehet normalitetit, ndërsa njerëzit po nisin të dalin rrugëve pasi më parë kryebashkiaku kishte njoftuar që banorët të rrinin brenda shtëpive pasi situata ishte shumë e rëndë.

“Sot nuk ishte një ditë e lehtë. Ekipi ynë bëri një punë të madhe dhe të vështirë. Dhe ata e bënë atë pa probleme dhe shpejt, ashtu siç në fakt duhet të veprohet kur jeni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Ne po fillojmë të heqim kufizimet e vendosura sot, në të ardhmen e afërt do të hapim qarkullimin në rrugët rajonale” tha guvernatori Igor Artamonov.

Kujtojmë se luftëtarët Wagner hynë në qytetin rus të Rostov-on-Don në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga atje, grupi u zhvendos në Voronzeh dhe thuhet se mori kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytet përpara se të vazhdonte në autostradën  drejt Lipetsk, e cila është rruga për në Moskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts