“Për 30 vite punuam për eliminimin e rezervave”, SHBA njofton se ka shkatërruar armët e fundit kimike

per 30 vite punuam per eliminimin e rezervave shba njofton se ka shkaterruar armet e fundit kimike

Autoritetet amerikane kanë shkatërruar rezervat e tyre të fundit të armëve kimike, njoftoi dje presidenti amerikan Joe Biden, duke përfunduar procesin që filloi në vitin 1997, me nënshkrimin e konventës globale për ndalimin e këtyre armëve jashtëzakonisht vdekjeprurëse.

“Për më shumë se 30 vjet, SHBA-ja ka punuar pa u lodhur për të eliminuar rezervat e saj të armëve kimike. Sot, jam krenar të njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar në mënyrë të sigurt municionin e fundit në këtë rezervë, duke na sjellë më pranë një bote të lirë nga tmerret e armëve kimike,” tha Biden në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga administrata e tij.

Të gjitha shtetet e tjera palë në Konventën e Armëve Kimike të vitit 1997 i kishin shkatërruar tashmë rezervat e tyre, njoftoi në maj Fernando Arias, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË).
Vetëm SHBA ngeli pa shkatërruar rezervat e veta, shtoi ai, duke shpjeguar se “70,000 tonë helme më të rrezikshme në botë” ishin eliminuar nën mbikëqyrjen e institucionit që ai drejton.

Së bashku me njoftimin nga Presidenca amerikane, baroni republikan i Senatit Mitch McConnell njoftoi të premten se depoja e armëve kimike e ushtrisë amerikane Blue Grass në Kentaki kohët e fundit përfundoi procesin e shkatërrimit të rreth 500 tonëve agjentë kimikë vdekjeprurës, një mision katërvjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts