Presidenti Begaj uron Pashkën: Kjo festë e shenjtë përbashkon të gjithë besimtarët ortodoksë

presidenti begaj uron pashken kjo feste e shenjte perbashkon te gjithe besimtaret ortodokse































Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët ortodoksë shqiptarë për Pashkën.

begaj

Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.

Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.

Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e  në të keq.

Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e  jetës mbi vdekjen.

Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit  në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.

Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.

Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts