“Pretendoi se kishin çrregullime”, Berisha: Artan Lame ka zhdukur 13 mijë tituj pronash nga Kadastra

pretendoi se kishin crregullime berisha artan lame ka zhdukur 13 mije tituj pronash nga kadastra
pretendoi se kishin crregullime berisha artan lame ka zhdukur 13 mije tituj pronash nga kadastra

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për mediat ditën e sotme nga selia blu se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka vjedhur 13 mijë tituj pronash nga ky institucion.

Ai u shpreh se Lame së bashku me “hajdutët e tij” ka zhdukur 13 mijë titujt me pretendimin se kishte “çrregullime”.

Berisha shtoi se Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital të Kadastrës sepse sipas tij fatmirësisht ka një arkivë për to.

“Edi Rama dhe larot përdorën argument ndaj meje ndryshimin e institucioneve për kthimin e pronave. Në këtë rast shtoj se ishte ky model që arriti në digjitalizimin e Kadastrës. Proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit e rekomandoi edhe për vende të tjera.

Në këtë Kadastër digjitale, Artan Lame dhe hajdutët e tij kanë zhdukur 13 mijë tituj pronash me pretendimin se kishte çrregullime. Artan Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital sepse ka një arkivë fatmirësisht”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts