Putin thërret në zyrë kundërshtarët në garë dhe u kërkon të…. Ata e urojnë për rezultatin

putin therret ne zyre kundershtaret ne gare dhe u kerkon te ata e urojne per rezultatin
putin therret ne zyre kundershtaret ne gare dhe u kerkon te ata e urojne per rezultatin

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili sapo ka fituar mandatin e tij të pestë në detyrë me 87.28 për qind të votave, sipas rezultateve të fundit të komisionit zgjedhor rus, u takua të hënën me tre rivalët e tij, rezultati total i të cilëve ishte 11.36 për qind.

Komunisti Nikolai Kharitonov, Leonid Slutsky, pasardhësi i Vladimir Zhirinovsky si lider i partisë Liberal Demokratike dhe Vladislav Davankov i Partisë Populli i Ri e uruan Putinin për suksesin e tij.

Putini i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre dhe u kërkoi t’i tregonin se çfarë kanë parë dhe dëgjuar tre ish-kundërshtarët gjatë fushatave të tyre përkatëse. Në fjalën e tij hapëse, Putin theksoi domosdoshmërinë që të gjithë të punojnë për forcimin e mbrojtjes, sovranitetit teknologjik dhe monetar të Rusisë.

Ai kujtoi gjithashtu se qeveria dhe parlamenti janë gati të futin një sistem të ri të tatimit mbi të ardhurat. Ky aktual me 13 për qind pavarësisht të ardhurave ka hyrë në fuqi në vitin 2001. Në fjalimin e tij vjetor, Putin propozoi kalimin në taksimin progresiv.

Ideja është mbrojtur prej kohësh nga komunistët rusë dhe tani është mbështetur nga fraksione të tjera parlamentare. Sistemi i ri i taksave duhet të mbetet i qëndrueshëm për të paktën gjashtë vjet, tha Putin. Kjo është e barabartë me kohëzgjatjen e mandatit presidencial në detyrë, siç parashikohet nga ndryshimet kushtetuese të miratuara me nxitjen e Putinit në vitin 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts