Shpërthimi në kampin e refugjatëve në Gaza, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Pamje të pritshme, e pashmangshme vdekja e civilëve për shkak të…

shperthimi ne kampin e refugjateve ne gaza eksperti i marredhenieve nderkombetare pamje te pritshme e pashmangshme vdekja e civileve per shkak te
shperthimi ne kampin e refugjateve ne gaza eksperti i marredhenieve nderkombetare pamje te pritshme e pashmangshme vdekja e civileve per shkak te

Eksperti i marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi shpërthimin në një kamp refugjatësh në Gaza ku vdiqën të paktën 47 civilë dhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Ai u shpreh se e gjithë kjo që po ndodh ka qenë e pritshme, ndërsa shtoi se vdekja e civilëve të pafajshëm është e pashmangshme për shkak të dendësisë së popullsisë dhe mos dallimit të popullit palestinezë dhe ushtarakëve në Gaza.

“Kjo që po ndodh kjo qenë e pritshme, pasi historia ka treguar se kur Izraeli kundërshton, kundërshton fuqishëm. Së dyti është e vështirë të bësh dallimin mes civilëve të Gazës dhe ushtarëve. Është e pamundur që të ndodhin këto skena. Rreth 40% e popullsisë në Gaza janë fëmijë, ndaj dhe numri është i lartë. Është e pashmangshme që të ndodhi këto për shkak të dendësisë së popullsisë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts