Skenar i çmendur për “Final Four” në Superiore. Ja çfarë ndodh nëse Egnatia, Vllaznia dhe Partizani e mbyllin me pikë të barabarta

skenar i cmendur per final four ne superiore ja cfare ndodh nese egnatia vllaznia dhe partizani e mbyllin me pike te barabarta































Jemi në javën e 34-t të Abissnet Superiore dhe kanë mbetur vetëm 2 javë nga fundi i kampionatit. Deri më tani për “Final 4” janë kualifikuar 3 ekipe, të cilat janë Egnatia, Vllaznia dhe Partizani.

final-41

Gara në këto javë të fundit është bërë shumë e ashpër, me Egnatian që ka 2 humbje radhazi dhe ana tjetër Partizani me Vllazninë me 2 fitore. Kjo ka bërë që kreu i renditjes të ngushtohet shumë, me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i parë që i përket rrogozhinasve dhe deri te i treti që i takon “demave”. Kjo do të thotë që në mbarimin e 2 javëve të mbetura, mund të shohim 2 nga këto ekipe me pikë të barabarta. Por pyetja është se si do të pozicionohen ekipet në këtë rast.

Është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar, do të shikohen ndeshjet direkte midis tyre.

Nëse Egnatia dhe Vllaznia mbeten me pikë të barabarta, atëherë kreun do ta merrnin rrogozhinasit. Edhe pse të dy ekipet kanë bilanc të barabartë, me nga 2 fitore secila kundër njëra-tjetrës, rrogozhinasit i kanë shënuar më shumë gola shkodranëve në këto 4 ndeshje që kanë zhvilluar këtë sezon, Vllaznia ka arritur t’i shënojë vetëm 3 herë ndërsa Egnatia ka shënuar plot 6 gola.

Në rast se Partizani del me pikë të barabarta me Egnatian, atëherë kreu është i pasigurt. Kjo për shkak se skuadrat kanë 2 barazime dhe nga një fitore secila. Kanë shënuar të njëjtin numër golash kundër njëra-tjetrës dhe në këtë rast do të shikohet golavarazhi i gjithë sezonit dhe nuk mund ta përcaktojmë që tani sepse akoma janë edhe 2 javë për t’u luajtur. Rrogozhinasit për momentin e kanë golavarazhin +15, ndërsa “demat” +17.

Në rast se Vllaznia del me pikë të barabarta me Partizanin, atëherë kreun e marrin “demat”. Skuadrat kanë 3 barazime me njëra-tjetrën, dhe kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë 1 herë, 4-1 kundër shkodranëve.

Kjo përllogaritje nuk vlen vetëm për kreun e kampionatit, por edhe nëse ekipi i vendit të dytë dhe të tretë dalin me pikë të barabarta. Edhe kjo gjë vlen shumë sepse siç dihet, vendi i dytë do të jetë më i favorizuar në shortin e gjysmëfinaleve të “Final 4”.

Kemi edhe një skenar tjetër, në rast se të tre ekipet përfundojnë me pikë të barabarta. Atëherë do të marrë kreun ekipi që ka marrë më shumë pikë në ndeshje direkte me 2 të tjerat. Nëse kjo gjë ndodh, atëherë kreun e merr Egnatia, sepse ka koleksionuar 11 pikë, më pas në vendin e dytë kalon Partizani me 10 pikë dhe Vllaznia në të tretin me 9.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts