Suedia përballet me rritjen e bandave kriminale, policia kërkon ndërhyrjen e ushtrisë për të “frenuar” vrasjet

suedia perballet me rritjen e bandave kriminale policia kerkon nderhyrjen e ushtrise per te frenuar vrasjet

Ushtria suedeze ka nisur ndërhyrjen për të mbështetur policinë në trajtimin e një rritjeje të fundit të vrasjeve nga bandat kriminale, ka njoftuar kryeministri Ulf Kristersson.

Ai tha se nga java e ardhshme ushtria do të fillojë të ofrojë ndihmë me analiza dhe logjistikë, si dhe punën mjeko-ligjore.

Kristersson shtoi se ligjet e Suedisë gjithashtu kishin nevojë për përditësim për të mundësuar më shumë përfshirje ushtarake kundër krimit.

Deri më tani këtë muaj, 12 persona janë vrarë nga dhuna e bandave në vend. Ky është numri më i lartë që nga dhjetori 2019, sipas gazetës Dagens Nyheter.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts