“Thikë pas shpine Rusisë”, Putin premton ndëshkim të rebelëve të Wagner

thike pas shpine rusise putin premton ndeshkim te rebeleve te wagner

thike pas shpine rusise putin premton ndeshkim te rebeleve te wagner

09:59 24/06/2023

Rebelimi i grupit mercenar Wagner ka dridhur Moskën zyrtare. Pasi fillimisht në kryeqytetin rus u rritën masat e sigurisë, së fundmi ka qenë edhe Presidenti Vladimir Putin që ka dalë në një fjalim publik për këtë rast. Ai i është drejtuar kombit dhe e konsideroi një aventurë kriminale atë që po ndodh.

Putin tha se disa rusë “janë mashtruar në një aventurë kriminale”, por pa përmendur në mënyrë specifike luftëtarët rebelë të Wagner-it. Putin tha se e ardhmja e Rusisë është në rrezik, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si një “thikë pas shpine”.

Presidenti rus është kujdesur që të mos e përmendë personalisht shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, por shtoi se “ambiciet” e larta të disave kanë çuar në “tradhëti të lartë”. Po ashtu ai paralajmëroi “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që përçajnë shoqërinë ruse.

Putin theksoi se ka dhënë të gjithë urdhrat e nevojshme për t’u përballur me këtë krizë duke u zotuar se do të mbrojë Rusinë.

“Ai nuk e përmendi Prigozhin asnjëherë. Ai përmendi mercenarët e Wagner, por vetëm për të lavdëruar ata që luftuan për Rusinë”, shkruan BBC duke analizuar këtë fjalim.

Sipas prestigjiozes britanike, në fjalimin e tij, Putin ka theksuar rëndësinë e bashkimit të kombit. Po ashtu ai iu referua ngjarjeve të vitit 1917,  kur “rusët vranë rusët” gjatë luftës civile.

Në fjalim, ai përsëri pohoi se Rusia po “kundërshton agresionin neo-nazist”, retorika standarde e propagandës së Kremlinit për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

“Edhe pse nuk e përmendu kreun e Wagner me emër, fjalimi i tij, me sa duket synohet si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për Prigozhin”, shkruan BBC.

E menjëherë pas fjalimit të tij, forcat ligjzbatuese ruse mësynë në zyrën e Wagner në St. Petersburg./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts