
Tirana në normalitet pas reshjeve, Veliaj: Plot energji e diela te fushat multisportive në Parkun e Liqenit
Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu, Tirana i është kthyer normalitetit. Qytetarët kanë vijuar me rutinën e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga fushat multisportive në Parkun e Liqenit Artificial ku të rinjtë kanë shfrytëzuar ndalimin e reshjeve për të vijuar me aktivitetet sportive.
“Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit”, shkruan Veliaj. Pas rehabilitimit të tij nga Bashkia Tiranë tetë vite më parë, Parku i liqenit është një nga mjediset më të preferuara për qytetarët e Tiranës, veçanërisht fundjavave.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al