Zbulohet historia e tmerrshme, nëna dhe gjyshërit mbanin të mbyllur vajzën e mitur për 8 vite, psikologët: Është e hutuar, i duket sikur ka ardhur në planet tjetër

zbulohet historia e tmerrshme nena dhe gjysherit mbanin te mbyllur vajzen e mitur per 8 vite psikologet eshte e hutuar i duket sikur ka ardhur ne planet tjeter
zbulohet historia e tmerrshme nena dhe gjysherit mbanin te mbyllur vajzen e mitur per 8 vite psikologet eshte e hutuar i duket sikur ka ardhur ne planet tjeter

Prokurorët gjermanë kanë nisur një hetim për rastin e një vajze 8-vjeçare, e cila u mbajt e mbyllur për pjesën më të madhe të jetës së saj nga nëna dhe gjyshërit. Ajo doli nga “ferri” në fund të shtatorit dhe tani është në kujdestari.

Zyrtarët e mirëqenies thonë se ajo nuk ka qenë kurrë në makinë dhe nuk ka parë kurrë një pyll apo livadh. Vajza e vogël nuk ishte larguar nga shtëpia që kur ishte një vjeç e gjysmë dhe “nuk mund të jetë e vetëdijshme për botën e jashtme”, thanë ata.

Nëna e saj u tha autoriteteve në mënyrë të rreme se ata ishin shpërngulur në Itali. Shtëpia në Atterdord në rajonin Sauerland të Gjermanisë perëndimore fshehu një sekret të tmerrshëm. Pas atyre mureve të lyer me ngjyrë të bardhë, thonë prokurorët, një nënë dhe prindërit e saj e mbajtën vajzën të mbyllur nga bota për shtatë vjet. Gjatë asaj kohe, ata besojnë se ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me një person tjetër, nuk ka shkuar kurrë në shkollë, asnjëherë nuk ka kaluar kohë jashtë.

Sipas autoriteteve, nuk ka asnjë provë se ajo ishte dhunuar fizikisht apo kequshqyer. Kreu i departamentit lokal të kujdesit për fëmijët, Michael Färber, thotë se ajo mund të lexojë dhe të bëjë matematikë, por lufton me detyra të thjeshta të përditshme.

“Ne do të duhet të shohim se si funksionon,” thonë ata.

Aktualisht është nën mbikëqyrjen e psikologëve të fëmijëve. Një ekspert nga Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve tha për mediat gjermane: Bota tani është përmbys për fëmijën. Sigurisht që ndihet sikur është në një planet tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts