Zgjedhjet në SHBA, VOA: Ende e paqartë se kush do të kontrollojë Kongresin amerikan

zgjedhjet ne shba voa ende e paqarte se kush do te kontrolloje kongresin amerikan
zgjedhjet ne shba voa ende e paqarte se kush do te kontrolloje kongresin amerikan

Republikanët po afrohen me një shumicë të ngushtë për të marr kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, ndërsa kontrolli i Senatit varet nga garat e ngushta të Arizonës, Nevadës dhe Xhorxhias. Zgjedhjet e 8 Nëntorit për në Kongres sfiduan pritshmëritë për fitore gjithëpërfshirëse të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe udhëheqjen e Presidentit Joe Biden.

Demokrati John Fetterman fitoi zgjedhjet për në Senat në Pensilvani që më parë mbahej nga republikanët. Gara për vendin në Senat në shtetin e Xhorxhias midis senatorit demokrat Raphael Warnock dhe republikanit Herschel Walker do të shkojë në balotazh më 6 dhjetor.

Republikanët fituan një vend në Viskonsin, ku fitorja e senatorit Ron Johnson ngriti rrezikun në garat ku rezultatet janë të paqarta dhe numërimi i votave vazhdon.
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e paqartë pasi demokratët treguan një forcë befasuese, duke mposhtur republikanët në një seri garash dhe duke sfiduar pritshmëritë se inflacioni i lartë dhe vlerësimet e ulëta për punën e presidentit Joe Biden do të ushtronin ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.Demokratët dolën të suksesshëm gjithashtu në garën e guvernatorëve, duke fituar në Viskonsën, Miçigan dhe Pensilvani – fusha beteje kritike për fitoren e zoti Biden në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Guvernatorët aktualë republikanë shënuan njëfarë suksesi.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dy pretendentët e ardhshëm të mundshëm presidencialë republikanë, fituan në garë me sfiduesit demokratë në dy shtetet më të mëdha të kuqe të vendit.

Guvernatori republikan i Xhorxhias, Brian Kemp, u rizgjodh përballë demokrates Stacey Abrams në një garë të re mes tyre pas asaj të vitit 2018.

Pasi humbi në vitin 2018, zonja Abrams punoi si avokate për të drejtat e votës dhe fitoi admirimin e demokratëve në mbarë vendin, por kjo nuk mjaftoi.

Ishte një goditje e rëndë për zonjën Abrams, që ishte parë si një forcë e mundshme brenda partisë, në një kohë kur Xhorxhia është kontestuar gjithnjë e më shumë si një vend beteje.

Rezultatet treguan ndërkaq aftësinë e Kemp për të shpëtuar një karrierë politike që ishte në rrezik pasi ai zemëroi ish-presidentin Donald Trump duke refuzuar të bashkohej me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur./VOA

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajtën vendet nga Virxhinia në Kansas në Rhode Island.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts