Bëni mirë të mos humbni asnjë lojë sepse kjo pajisje VR do ju shpërthejë trurin në sekondë

beni mire te mos humbni asnje loje sepse kjo pajisje vr do ju shpertheje trurin ne sekonde
beni mire te mos humbni asnje loje sepse kjo pajisje vr do ju shpertheje trurin ne sekonde

13:27 08/11/2022

Themeluesi i platformës Oculus, Palmer Luckey, ka bërë realitet narrativën e filmave fantashkencë: nëse vdes në një lojë kompjuterike, e njëjta gjë i ndodh edhe personazhit. Pajisja e tij më e re VR, NerveGear shkatërron menjëherë trurin e një përdoruesi që humbet në lojë.

Duket si një pajisje loje tejet normale përveç 3 eksplozivëve të vendosur në të që shënjestrojnë kafkën e lojtarit. Në postimin e tij, Luckey thotë se këto elemente ndodhen sipër ballit dhe “menjëherë shkatërrojnë trurin e përdoruesit”.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodh për shkak të një fotosensori që aktivizohet sapo në ekran shfaqet fraza “Loja mbaroi”.

Krijuesi i saj tha se pajisja nuk është përfunduar ende, ndonëse nuk është e qartë se si do të lejohet përdorimi. Pra, deri më tani, siç pranon edhe vetë Luckey, “ka zgjidhur vetëm pjesën e vrasjes”, teksa nuk dihet ende se ç’do ndodhë në të ardhmen./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts