Britania, sanksione ndaj 5 bankave dhe 3 rusëve

britania sanksione ndaj 5 bankave dhe 3 ruseve
britania sanksione ndaj 5 bankave dhe 3 ruseve

14:11 22/02/2022

Boris Johnson njoftoi këtë të martë sanksione kundër 5 bankave ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Black Sea Bank.

Kryeministri britanik sanksionoi po ashtu pasurinë e 3 individëve: Gennady Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.

“Çdo aset që ata kanë në Britani do të ngrijë, individët e prekur do të ndalohen që të udhëtojnë këtu dhe ne do të ndalojmë çdo individ britanik, apo subjekt që të kenë ndërveprime me ta”, tha Johnson.

Johnson theksoi se kjo është vetëm faza e para e asaj që vendi i tij është i përgatitur për të bërë dhe se Britania ka sanksione të tjera në gatishmëri për t’i vendosur Rusisë.

Pavarësisht sanksioneve, Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit, por duhet të përballet me mundësinë se Presidenti Putin është i përgatitur për të bërë para.

Kryeministri britanik tha po ashtu se i kishte dhënë mbështetjen e plotë presidentit ukrainas Zelensky./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts