Dyqani përfshihet nga zjarri, 39 persona humbasin jetën në Kinë

dyqani perfshihet nga zjarri 39 persona humbasin jeten ne kine

dyqani perfshihet nga zjarri 39 persona humbasin jeten ne kine

17:25 24/01/2024

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe 9 janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bodrumin e një dyqani në qytetin e Kinës, Xinyu, gjatë ditës së sotme.

Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për një hetim mbi zjarrin, teksa kërkoi frenimin e incidenteve të ngjashme.

Ngjarja vjen disa ditë pasi 13 fëmijë vdiqën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një konvikt shkolle në Henan. Në lidhje me zjarrin, policia arrestoi 7 anëtarë të stafit të shkollës.

1 muaj më parë, një shpërthim në një restorant barbekju në Kinën Veriperëndimore la 31 të vdekur dhe nxiti premtimet zyrtare për një fushatë mbarëkombëtare për të promovuar sigurinë në vendin e punës.

Gjithashtu, gjatë Nëntorit të 2023-shit, 26 persona ndërruan jetë dhe dhjetëra u dërguan në spital pas një zjarri që përfshiu një zyrë kompanie qymyri në Shanxi të Kinës Veriore./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts