Dyshohen për spiunazh ndaj Suedisë dhe një vendi tjetër, arrestohet në Stokholm çifti i të moshuarve 

dyshohen per spiunazh ndaj suedise dhe nje vendi tjeter arrestohet ne stokholm cifti i te moshuarve
dyshohen per spiunazh ndaj suedise dhe nje vendi tjeter arrestohet ne stokholm cifti i te moshuarve

Autoritetet suedeze thonë se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh pasikanë kryer disa operacioneve policore herët në mëngjes në Stokholm.

Të dyshuarit u ndaluan pas kontrolleve të shtëpive nga agjencia suedeze e sigurisë (SÄPO), policia dhe Forcat e Armatosura Suedeze.

Mediat suedeze kanë raportuar se të dyshuarit janë një çift rreth të 60-tave dhe se në operacionin policor janë përdorur edhe dy helikopterë Black Hawk për lokalizimin e tyre.

“Një nga të arrestuarit dyshohet për aktivitete të rënduara të paligjshme të inteligjencës kundër Suedisë dhe kundër një fuqie tjetër të huaj,” tha SÄPO në një deklaratë, ndërsa shtuan se personi tjetër dyshohet për ndihmë në veprimtaritë e inteligjencës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts