Fitorja e partisë anti-islame trondit myslimanët në Holandë

fitorja e partise anti islame trondit myslimanet ne holande

fitorja e partise anti islame trondit myslimanet ne holande

12:30 24/11/2023

Fitorja e papritur e politikanit kontrovers të ekstremit të djathtë, Geert Wilders në zgjedhjet e përgjithshme në Holandë, ka mbushur titujt e gazetave në mbarë botën. Nacionalistët e krahut të djathtë anembanë Evropës nxituan të urojnë politikanin populist, të quajtur “Trump holandez” për retorikën e tij të famshme të zjarrtë. Pikëpamjet e shprehura publikisht të Geert Wilders duke përfshirë lidhjen e emigracionit me terrorizmin dhe thirrjen për ndalimin e xhamive dhe Kuranit janë aq provokuese saqë kanë nxitur pakënaqësi në mesin e komunitetit mysliman në Holandë.

Myslimanët holandezë shprehen të tronditur për fitoren e Geert Wilders. Partia e tij e Lirisë fitojë 37 vende nga 150 në parlamentin holandez, duke lënë pas partinë e konservatorëve të kryeministrit në largim Mark Rutte. Ai ka thënë se dëshiron ta udhëheqë vendin, por do të duhet të bashkëpunojë me partitë e tjera për të krijuar një koalicion në parlament, një proces i cili  zakonisht zgjat me muaj.

“Mendoj se fitorja e Partisë së Lirisë tregon shumë për Holandën. Më lejoni ta them, nga njëra anë tregon se shumë njerëz janë ksenofobë që nuk duan të huaj dhe myslimanë. Por kjo tregon gjithashtu se shumë njerëz janë të zhgënjyer në 13 vitet e kryeministri aktual Mark Rutte”.

Pas fitores së tij të befasishme, Wilders tha se donte të bëhej kryeministër për të gjithë holandezët, por kjo i qetëson komunitetin mysliman për atë që ai mund të bënte më vonë.

“Geert Wilders u paraqit si kryeministër i Holandës dhe kryeministër për të gjithë qytetarët holandezë. Këto janë fjalët që ai përdori. Sinqerisht mendoj se është një arsye për t’u shqetësuar kur dikush përhap kaq shumë urrejtje dhe largon dhe thotë se duhet t’i heqim qafe myslimanët dhe të djegë Kuranin. Nëse i themi po tani Wilders, do të duhet të themi po kur ai të dojë të mbyllë të gjitha xhamitë. Nuk do të ketë rrugë kthimi. Ju mund ta shihni këtë në shumë vende që janë në luftë tani dhe ku të drejtat e njeriut shkelen”.

Wilders u dënua për nxitje të diskriminimit, edhe pse më vonë u lirua, dhe atij iu refuzua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2009. Por e djathta ekstreme e Evropës beson se pikëpamjet e tyre tani kanë ndryshuar. Myslimanët përbëjnë rreth 5% të popullsisë holandeze prej gati 18 milionë banorësh. Një mbështetës i kryeministrit euroskeptik të Hungarisë, Viktor Orban, Wilders është zotuar gjithashtu të ndalojë emigracionin dhe të bllokojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian të çdo vendi në bllok përfshirë edhe Ukrainën dhe ashtu si liderët e anëtarëve të BE-së, Hungarisë dhe Sllovakisë është shprehur kundër dërgimit të ndihmave ushtarake në Kiev.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts