Foto krah bashkëshortit, dallga merr me vete gruan para syve të fëmijëve (Video)

foto krah bashkeshortit dallga merr me vete gruan para syve te femijeve video

foto krah bashkeshortit dallga merr me vete gruan para syve te femijeve video

19:20 17/07/2023

Një 32-vjeçare u mor me vete nga një dallgë gjigande përpara syve të fëmijëve të saj, teksa bënte foto krah bashkëshortit në Mumbai të Indisë. Viktima, e identifikuar si Jyoti Sonar, ndodhej në Bandra Bandstand bashkë me të shoqin dhe 3 fëmijët e tyre, kur ndodhi ngjarja tragjike më 9 Qershor.

Sonar ishte ulur në një shkëmb krah të shoqit dhe po pozonin për foto, ndërkohë që fëmijët e tyre i shihnin në distancë.


[embedded content][embedded content]


E gjithë ngjarja u filmua në kamera dhe videoja në fjalë po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale përgjatë ditëve të fundit. 32-vjeçarja shihet që ka kapur për krahu bashkëshortin dhe të dy janë të qeshur, ndërsa pas tyre dallgët përplasen në shkëmbinjtë ku po qëndrojnë. Në një moment një dallgë masive i mbulon, duke i marrë jetën gruas. Fëmijët dëgjohen teksa të dëshpëruar thërrasin për mamanë e tyre.

Bashkëshorti, Mukesh Sonar, raportohet se u përpoq që ta shpëtonte 32-vjeçaren, por pa sukses. Vetë ai u shpëtua nga njerëzit që ndodheshin aty pranë.

“Humba ekuilibrin dhe të dy rrëshqitëm. Një burrë po më mbante ndërkohë që kapa gruan, por nuk munda të shpëtoj”, tha Sonar për policinë lokale, shkruan The Independent.

Trupi i saj i pajetë u gjet një ditë më pas nga roja bregdetare e Mumbait pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 20 orë./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts