Heqja e barrikadave në veri të Kosovës/ “Mbizotëroi diplomacia”, Borrell: Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje!

heqja e barrikadave ne veri te kosoves mbizoteroi diplomacia borrell dhuna nuk mund te jete kurre zgjidhje
borrell 1024x576 1

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur pas heqjes së barrikadave në veri.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Borrell tha se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Tutje theksoi dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.

“ Mirë se vini lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti. Bashkimit Evropian, e SHBA-së dhe punës ekipore. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, shkroi Borrell.

Ndryshe, pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts