Kreu i Bashkisë së New York kërkon të paguhet me Bitcoin

kreu i bashkise se new york kerkon te paguhet me bitcoin
kreu i bashkise se new york kerkon te paguhet me bitcoin

13:05 05/11/2021

Kryebashkiaku i sapozgjedhur në New York, Erik Adams, pas fitores ka deklaruar se dëshiron që të paguhet me kriptomonedhën Bitcoin.

[embedded content][embedded content]

Këtë deklaratë, Adams e ka bërë gjatë një interviste, por kjo nuk është një dëshirë e tij e shprehur së fundmi.

Edhe gjatë fushatës zgjedhore, në një postim në mediat sociale ishte shprehur se kur të bëhej kryetar bashkie pagesën e donte me monedha virtuale.

Ai ka shpjeguar se kërkesa e tij ka si qëllim nxitjen e përdorimit të monedhës virtuale dhe të kthejë qytetin që drejton në qendrën e industrisë së kriptovalutave.

Komentet e Adam vijnë pas deklaratës së kryebashkiakut të Miamit, Francis Suarez, i cili ka deklaruar se pagesat i do të konvertuara në Bitcion./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts