Lasso: Lufta në Ukrainë nuk duhet të vazhdojë më! Rusia të pezullojë menjëherë operacionet e saj ushtarake

lasso lufta ne ukraine nuk duhet te vazhdoje me rusia te pezulloje menjehere operacionet e saj ushtarake

lasso lufta ne ukraine nuk duhet te vazhdoje me rusia te pezulloje menjehere operacionet e saj ushtarake

18:19 20/09/2023

Guillermo Lasso Mendoza nga Republika e Ekudorit ka mbajtur fjalën e tij këtë të Mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

[embedded content][embedded content]


U bënë thuajse 19 muaj qysh prej fillimit të agresionit kundër Ukrainës, raporti nga Guiterres vazhdon t’i bëjë thirrje Federatës Rusë t’i japë një shans paqes. Kjo luftë nuk mund të vazhdojë më, asnjë ditë të vetme! Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë operacionet e saj ushtarake në përputhje me Urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, theksoi Lasso referuar pushtimit rus në Ukrainë.

Më tej ai shtoi se cenimi i sigurisë dhe paqes në disa shtete të botës e konkretisht në Ukrainë nuk vjen si pasojë e mangësive në Kartën e Kombeve të Bashkuara, por për shkak të moszbatimit të parimeve të saj.

“Është quajtur operacion i posaçëm ushtarak, por ka shkaktuar vuajtje të panumërta në Ukrainë. Nuk ka një Kartë më vete për Perëndimin e një për Lindjen, në të gjitha gjuhët përmbajtja është e njëjta, një dhe e pandashme. Nuk ka një variant në rusisht e një në spanjisht, në të gjitha rastet është përdorimi i forcës kundër pavarësisë së një vendi që bie ndesh me qëllimin e Kombeve të Bashkuara. Ka nga ata që thonë se kjo krizë paqeje vjen si pasojë e mangësive në Kartë, por asgjë nuk mjafton në rast se vendet nuk janë të vendosura të zbatojnë këto parime të larta. Është goditje fatale për rendin shumëpalësh kjo luftë, vijon të minojë besimin në sistemin e Kombeve të Bashkuara. Unë njoh përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm në sferën humanitare. Ka mesazhe që pretendojnë se justifikojnë këtë luftë, por nuk ka justifikim me asnjë bazë ligjore. Na është thënë se pushtimi i Ukrainës është në përgjigjie të një grupi vendesh perëndimore që synojnë të dobësojnë Rusinë./tvklan.al

lasso lufta ne ukraine nuk duhet te vazhdoje me rusia te pezulloje menjehere operacionet e saj ushtarake

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts