Masakra në Teksas: Fqinjët i kërkuan të mos qëllonte në ajër gjatë natës, ai e drejtoi armën nga shtëpia e tyre

masakra ne teksas fqinjet i kerkuan te mos qellonte ne ajer gjate nates ai e drejtoi armen nga shtepia e tyre

20:40 29/04/2023

Ekzekutoi fqinjët pasi i kërkuan të mos qëllonte në ajër në orarin e gjumit. Tragjedia ndodhi në Cleveland në shtetin e Teksasit. Autori është një burrë me origjinë nga Meksika. Ai kaloi gardhin dhe hapi zjarr në banesën e fqinjit, duke vrarë një 8-vjeçar dhe 4 të tjerë brenda shtëpisë.

“Të gjitha viktimat u qëlluan nga qafa lart, pothuajse të gjithë në formë ekzekutimi”, tha policia.

Të gjitha viktimat besohet të jenë nga Hondurasi. Përplasja filloi kur një nga viktimat iu afrua gardhit ndarës së dy banesave dhe i kërkoi të dyshuarit të ndalonte të shtënat. Agresori u përgjigj se ishte pronë e tij.

Tre nga viktimat janë gra dhe një burrë. Emrat e tyre nuk u bënë të ditur, por policia tha vetëm se janë të moshës nga 8 në 40 vjeç. Sipas autoriteteve, katër persona u gjetën të pajetë në vendngjarje ndërsa një i pestë u deklarua i vdekur pasi u dërgua në spital.

Policia ka qenë edhe më parë në shtëpinë e të dyshuarit. Ai dilte shpesh në oborr dhe qëllonte me armë. Policia ka shpallur në kërkim autorin.

Ngjarja e fundit në Teksas i shtohet vargut të gjatë të sulmeve me armë zjarri. Që nga janari janë regjistruar të paktën 18 ngjarje të vrasjeve masive ku secila ka pasur të paktën katër viktima.

Dhuna nxitet nga një sërë motivesh: vrasje dhe vetëvrasje, dhunë në familje; hakmarrje mes bandave, të shtëna në shkolla dhe hakmarrje në vendin e punës.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts