Matura Shtetërore, 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

matura shteterore 30 mije maturante i nenshtrohen sot provimit te gjuhes shqipe dhe letersise
matura shteterore 30 mije maturante i nenshtrohen sot provimit te gjuhes shqipe dhe letersise

Maturantët do të zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore, ku do testohen për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.

MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më 13 qershor do të zhvillojnë provimin e matematikës.

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts