Merr fund ankthi për fatin e 3-vjeçarit nga Durrësi/ E rrëmbeu rreth një javë më parë, gjyshja dorëzon vogëlushin në prokurori

merr fund ankthi per fatin e 3 vjecarit nga durresi e rrembeu rreth nje jave me pare gjyshja dorezon vogelushin ne prokurori
merr fund ankthi per fatin e 3 vjecarit nga durresi e rrembeu rreth nje jave me pare gjyshja dorezon vogelushin ne prokurori

Fëmija tre vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ka qenë gjyshja, Barie Gjuni, ajo që e shoqëruar nga një avokat e ka dorëzuar fëmijën në prokurori, ndërkohë që pritet arrestimi i saj.

Ngjarja ndodhi më 16 prill, kur nënë denoncoi rastet tek autoritetet.

Në lidhje me rastin u arrestuan gjyshi i tre vjeçarit, Rexhep Gunin, 58-vjeç., dhe një nga vëllezërit e gjyshes, Arben Selaj, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim gjyshja dhe një vëlla i saj. Për ta u dha dje masa e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata.

Në polici, gjyshi refuzonte të jepte detaje mbi vendndodhjen e nipit. 58-vjeçari pretendonte se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.

Kujtojmë se babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë. Nëna tha për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën që kaloi, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts