“Meta” nxjerr aplikacionin Threads, rivalin e Twitter

meta nxjerr aplikacionin threads rivalin e twitter

10:09 06/07/2023

Kompania “Meta” në pronësi të Mark Zuckerberg ka nxjerrë në treg aplikacionin “Threads”, rivalin e Twitter.

Zuckerberg thotë se synon që ky aplikacion të kalojë Twitterin sa i përket numrit të përdoruesve.

Edhe ekspertët besojnë të njëjtën gjë për shkak të pakënaqësisë së përdoruesve me ndryshimet e fundit në Twitter.

Threads është i disponueshëm në mbi 100 vende, por ende jo në shtetet e Bashkimit Europian për shkak të rregullatores.

Ky aplikacion i ri do t’i lejojë përdoruesit që të publikojnë statuse deri në 500 karaktere, ndryshe nga Twitter që ka numër shumë të kufizuar.

Më shumë se 5 milionë përdorues u regjistruan në Threads në orët e para.

“Mendoj se do të jetë një aplikacion me mbi 1 miliard përdorues. Twitter e ka patur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk ka mundur. Shpresojmë se ne do ta bëjmë”, u shpreh Zuckerberg.

Kompania “Meta” thotë se aplikacioni i ri Threads është version paraprak dhe me kalimin e kohës do t’i shtohen veçori të tjera.   /tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts