Moti i keq u merr jetën 92 personave në SHBA

moti i keq u merr jeten 92 personave ne shba
moti i keq u merr jeten 92 personave ne shba

[embedded content][embedded content]

12:20 22/01/2024

Shumë qytetarë po përballen me mungesën e energjisë elektrike dhe ujit

Të paktën 92 persona kanë humbur jetën nga moti i keq në SHBA. Më shumë viktima ka patur në Illinois, Pennsylvania, Mississippi, Washington, Kentucky, Wisconsin, New York dhe New Jersey. Shumica e vdekjeve janë të lidhura me aksidentet automobilistike të shkaktuara nga moti i keq. Nisur edhe nga ky fakt autoritet amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Sipas CBS News, miliona amerikanë janë prekur nga kushtet e këqija të dimrit. Teksa vijon gjendja e jashtëzakonshme e shpallur për shkak të stuhisë së akullit në pjesën perëndimore në Oregon, në vende si Pensilvani, Kaliforni dhe Indiana ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Problem mbetet edhe furnizimi me ujë për shkak të tubave të ngrirë. I ftohti polar që vazhdon të prekë shumë rajone të SHBA-së sipas sinoptikanëve do të vijojë deri në fillim të javës së ardhshme. Pas kësaj, priten temperatura më të larta, me disa meteorologë që paralajmërojnë se ajri i ngrohtë dhe shiu mund të shkaktojnë përmbytje në verilindje të SHBA.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts