Suedi, për herë të parë dënohet me burg një person që mblodhi para për PKK/YPG

suedi per here te pare denohet me burg nje person qe mblodhi para per pkk ypg

Një person i moshës 40-vjeçare i gjykuar për mbledhje të parave (haraç) për organizatën terroriste PKK/YPG në Suedi, u dënua me 4.5 vite burg dhe pas vuajtjes së dënimit do të ekstradohet në Turqi.

Gjykata rajonale e Stokholmit njoftoi se ky person është dënuar me 4.5 vite burg për “financim të terrorizmit”, “tentativë për grabitje” dhe “sulm të armatosur”.

Në deklaratë thuhet se i dyshuari i cili ka mbledhur haraç për organizatën terroriste do të ekstradohet në Türkiye pas vuajtjes së dënimit. Në këtë mënyrë për herë të parë në vend është dhënë dënim me burg ndaj një personi që mbledh haraç në emër të organizatës terroriste PKK/YPG.

Prokurori Hans Ihrman i cili ka përgatitur aktakuzën tha se “PKK akuzohet në Suedi për mbledhje të parave përmes shantazhit. Është pjesë e aktiviteteve më gjithëpërfshirëse të zhvilluar prej kohësh në mënyrë të organizuar. Ka prova të forta se i dyshuari ka vepruar në emër të PKK-së”.

Ndaj të dyshuarit në fjalë, prokurori Ihrman ka kërkuar dënim me 5 vite burg si dhe ekstradimin e tij në Türkiye. Gjithashtu edhe në lajmin e televizionit shtetëror SVT ishte raportuar se i dyshuari është arrestuar në janar derisa po kërkonte haraç nga një restorant, përmes kërcënimit me armë për organizatën terroriste PKK.

Sipas raportit të Shërbimit Inteligjent të Suedisë (SEPO), personi i dënuar është një nga figurat e rëndësishme të organizatës terroriste PKK në vend.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström në një deklaratë për gazetën “Dagens Nyheter” në prill tha se arsyeja që Türkiye nuk miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ishin aktivitetet e gjera të organizatës terroriste PKK/YPG në vendin e tij.

“Aktivitetet e PKK-së në territorin tonë janë shumë të gjera”, ka theksuar Billström.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts