NATO nis stërvitjet në kufirin lindor

nato nis stervitjet ne kufirin lindor
nato nis stervitjet ne kufirin lindor

19:59 07/10/2022

Aktivizohet grupi i parë i betejave shumëkombëshe

NATO nis stërvitjet në kufirin lindor të saj duke aktivizuar grupet e reja  të  betejave shumëkombëshe. Trajnime ushtarake intensive janë duke u zhvilluar në Sllovaki ku forcat janë plotësisht funksionale për përballimin e operacioneve të ndryshme të aleancës.

Pjesëmarrëse janë trupa nga Gjermania, Çekia, Sllovakia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara. Ato kanë provuar aftësitë e tyre për të shërbyer si një komandë e unifikuar.

Ideja e krijimit të  4 grupeve  të reja luftarake shumëkombëshe erdhi nga Aleanca VeriAtlantike pas pushtimit rus në Ukrainë.  Qëllimi kryesor i NATO-s ishte forcimi i krahut lindor të aleancës teksa këto 4 grupe do të vendosen në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.

Investimet e NATO-s në  grupet e betejave shumëkombëshe nuk do të jenë vetëm përsa i përket trajnimeve ushtarake por gjithashtu do të përfshijnë edhe investime në makineri ushtarake.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts