“Për kë shtet do votojë Shqipëria si vend pritës i EXPO 30?”, deputeti i PD: Rama i premtoi Italisë, ministri Jashtëm bën ‘lojëra fjalësh’

per ke shtet do votoje shqiperia si vend prites i expo 30 deputeti i pd rama i premtoi italise ministri jashtem ben lojera fjalesh
per ke shtet do votoje shqiperia si vend prites i expo 30 deputeti i pd rama i premtoi italise ministri jashtem ben lojera fjalesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar sërish në lidhje me se për cilin shtet do të votojë Shqipëria si vend pritës i EXPO 30.

Në një postim  në rrjetin social Facebook, shehu shkruan se kryeministri Edi  Rama një herë i premtoi zyrtarisht votën Italisë e më tej e shohim drejt Arabisë Saudite.

Më tej shtoi se ministri Jashtëm, Igli Hasani bën ‘lojëra fjalësh’ kur pyetet se kë vend do votojë Shqipëria.

Postimi i plotë:

Sot Rama te zgjedhe: Italine para Arabise Saudite!

“Akrobacite” e Rames midis Europes e Lindjes, Italise e Arabise Saudite, sot duhet te perfundojne.

Per vendin prites te EXPO 30, ne Paris reth ores 17 votohet nga 182 vende.

Kandidatet jane Italia, Arabia Saudite e Koreja e Jugut.

Rama nje here i premtoi zyrtarisht voten Italise e me tej e shohim drejt Arabise Saudite.

Ndersa Ministri yne i Jashtem kur pyetet ben vetem “lojra fjalesh”!

Nderkohe qe Shqiperia duhej te shprehej qarte, pa lekundje per voten ndaj Italise, qe eshte nje vote edhe per BE.

Ky do te ishte nje qendrim i natyrshem, ne perputhje me lidhjet, perkatesine e interesat tona.

Por Rama sic duket ka te tjera “parametra”, te kundert me ato qe i duhen ketij vendi e Rajonit.

Sidoqofte jane edhe disa ore akoma, qe ky rregjim se paku ne kete ceshtje te rendesishme te orientohet drejte.

Drejt Italise….

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts