Po peshkonte në gjirin e Vlorës, bllokohet mjeti lundrues, pronari ndëshkohet me gjobë

po peshkonte ne gjirin e vlores bllokohet mjeti lundrues pronari ndeshkohet me gjobe
po peshkonte ne gjirin e vlores bllokohet mjeti lundrues pronari ndeshkohet me gjobe

Policia Kufitare vijon hetimet në bashkëpunim me specialistët e Inspektoriatit të Peshkimit Vlorë, në bazë të informacionit të siguruar, për një mjet lundrues që kryente peshkim të paligjshëm, në vendin e quajtur “Gjiri i Shën Janit”, në gjirin e Vlorës, shërbimet e SPK Triport, së bashku me mjetin lundrues të Policisë, shkuan menjëherë në këtë zonë, për të verifikuar informacionin e marrë.

Në afërsi të gjirit të Shën Janit, u konstatua mjeti lundrues tip varkë plastike, me 2 shtetas në bord, ku gjatë kontrollit rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Gjithashtu, në një enë termus-mbajtëse u gjet një sasi peshku i llojit “Sarmua”.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e varkës, shtetasin V. K., si dhe bllokuan mjetin lundrues, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti nga përgjigjja e ekspertimit që do të bëhet nga specialistët e Inspektoriatit te Peshkimit Vlorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts