Publikohen pamjet/ Ukraina shkatërron me bombë lazer “varkën e paradës” së Putinit, përdorej për të inspektuar flotat detare

publikohen pamjet ukraina shkaterron me bombe lazer varken e parades se putinit perdorej per te inspektuar flotat detare

Ukraina pretendon se ka shkatërruar ‘varkën e paradës’ speciale të Vladimir Putinit, të cilën ai e përdor për të inspektuar flotën e tij detare.

Sipas Daily Mail, pamjet dramatike tregojnë një anije patrullimi me ngjyrë të bardhë të klasës Raptor duke “u zhdukur” nga një bombë e drejtuar me lazer e hedhur nga një dron Bayraktar TB2 i drejtuar nga Ukraina në Detin e Zi.

Dhe siç supozohet, udhëheqësi rus ka përdorur një varkë të tillë me emërtimin 001 për inspektimet e flotës në Sevastopol dhe Shën Petersburg.

Ai gjithashtu përdor varkën patrulluese për të mbajtur fjalime dhe për të kryer parada ushtarake.

Kanali “Ukraina Tani” në Telegram raportoi: “Ne morëm informacione se një nga varkat e shkatërruara të tipit Raptor në zonën e Ishullit të Gjarpërinjve ishte varka e paradës së Putinit”.

Një raport tjetër ukrainas tha: “Midis anijeve të saj motra, anija dallohet nga ngjyra e bardhë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts