Reuters: Putin do të përdorë marrëveshjen e grurit të ndërmjetësuar nga OKB për të dominuar në…

reuters putin do te perdore marreveshjen e grurit te ndermjetesuar nga okb per te dominuar ne
reuters putin do te perdore marreveshjen e grurit te ndermjetesuar nga okb per te dominuar ne

Një diplomat europian ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të zgjasë marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB, për të përfituar ndikim dhe për të dominuar samitin e G20 të muajit të ardhëm në Indonezi, kështu shkruan Reuters.

Gjithashtu Reuters shkruan se një diplomat europian i cili nuk ka kërkuar që të mos identifikohet, për shkak të ndjeshmërisë së diskutimeve tha se Putin do të marrë pjesë në Samitin e G20 që do të mbahet në samitin e G20 në ishullin turistik të Balit që fillon më 15 nëntor.

Kremlini, i cili ende nuk ka konfirmuar se Putini do të marrë pjesë, nuk pranoi të komentojë menjëherë. Putin tha më 14 tetor se nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të shkonte apo jo.

“Marrëveshja e grurit do të jetë pjesa qendrore e këtij samiti të G20 dhe të gjithë do të përpiqen të bindin Putinin që ta zgjasë atë, në thelb për ta lejuar atë të përmbysë ose ta zgjasë për më gjatë”, tha diplomati evropian.

Marrëveshja e drithit e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara është thelbësore për tregjet ushqimore: ajo lejon eksportin e drithit nga Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, që pushtimi rus e kishte ndalur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts