Rusët ashpërsojnë bombardimet

ruset ashpersojne bombardimet

ruset ashpersojne bombardimet

12:09 06/04/2022

Mariupoli në krizë të rëndë humanitare

Dita e 42 e sulmit në Ukrainë nisi me bombardime të ashpra të artilerisë ruse në Harkiv e Mariupol. Këto dy qytete janë pikat kryesore ku po fokusohet sulmi i ushtrisë ruse me strategjinë e re në lindje dhe jug të Ukrianës.

Me situatën më të vështirë po përballet Mariupoli, qyteti i rrafshuar dhe i braktisur nga shumica e popullsisë. Vetëm 1/3 e tyre, rreth 160 mijë vazhdojnë të jetojnë atje në kushtet e një krize të rëndë humanitare. Ky filmim me dron dëshmon se çdo ditë shtohen banorët që mbajnë radhë për orë të tëra për ndihma humanitare për ujë dhe ushqim. Shërbimi shëndetësor mungon plotësisht, pasi predhat ruse kanë shkatërruar çdo shërbim publik, si hakmarrje ndaj rezistencës që po u bëjnë banorët vendas dhe ushtria ukrainase atje.

Ndërsa shkatërrimet që duken në këto pamje janë xhiruar në Borodjanka, një tjetër zonë periferike e Kievit, ku sipas presidentit ukrainas Volodimir Zelenski ndodhet një tjetër arenë masakre e ngjashme me atë Buças. Këtë e konfirmojnë edhe vetë banorët e Borodjankës.

“Nuk di me saktësi çka ndodhur në atë pallat, por aty ka njerëz nën rrënoja. Ka ndodhur katastrofë aty”.

Moska vazhdon të mohojë përgjegjësinë për masakrat e zbuluara pas tërheqjes së ushtarëve të saj nga rajoni i Kievit. Edhe pse banorët e ushtria ukrainase, të mbështetur edhe nga aleatët perëndimorë e drejtojnë gishtin drejt saj. Në nderim të viktimave të masakrës, Papa Françesku shpalosi një flamur ukrainas të marrë në Buça gjatë një dëgjese në Vatikan, ku dënoi masakrën.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts